• сабота, 21 февруари 2026

Gjatë fundjavës do të ketë erë dhe reshje të lehta bore, nga e hëna temperatura ditore më të larta

Gjatë fundjavës do të ketë erë dhe reshje të lehta bore, nga e hëna temperatura ditore më të larta

Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA) - Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Vende - vende do të ketë kushte për reshje të lehta të borës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit kohë pas kohe erë e fuqishme nga veriu, që do të arrijë mbi 60 kilometra në orë. 

Siç informojnë nga DPHM-ja, gjatë fundjavës do të fryjë erë e fuqishme nga veriu, ndërsa nesër do të ketë kushte për reshje të lehta bore. Nga e diela pritet një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura ditore të larta.

Java e ardhshme, temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet -4 deri 8 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të jetë nga 8 deri në 20 gradë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан