Gjatë fundjavës në VK Tabanoc, kanë hyrë mbi 36.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut
- Filluan të kthehen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit për festat. Edhe të dhënat e MPB-së tregojnë se në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë hyrë 36 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Kumanovë, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Filluan të kthehen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit për festat. Edhe të dhënat e MPB-së tregojnë se në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë hyrë 36 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
"Në vendkalimin kufitar Tabanoc nga data 20.12.2025 (e premte) nga ora 10:00 deri më datën 22.12.2025 (e hënë) deri në orën 10:00 kanë hyrë në vend 36.316 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kanë dalë 6.892 shtetas të Maqedonisë. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë, kanë hyrë në vendin tonë 16.084 persona dhe kanë dalë 7.720 persona", njoftuan nga MPB-ja.
Nga ana e MPB-së po ndërmerren të gjitha masat dhe po në funksion janë vënë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e udhëtarëve, duke zbatuar kontrolle të detyrueshme kufitare.
Foto: Arkivi i MIA-s