• петок, 13 март 2026

Gjashtë persona e kanë humbur jetën, disa të tjerë janë lënduar nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Gjashtë persona e kanë humbur jetën, disa të tjerë janë lënduar nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Bern, 11 mars 2026 (MIA) - Gjashtë persona e kanë humbur jetën, ndërsa të paktën katër të tjerë janë plagosur nga një zjarr në një autobus që po qarkullonte në linjë të rregullt në perëndim të Zvicrës, njoftoi policia mbrëmë, e cituar nga DPA.

Tre nga të lënduarit janë në gjendje kritike, njoftoi policia në kantonin e Friburgut. Një punonjës i ndihmës së shpejtë është gjithashtu i lënduar gjatë operacioneve të shpëtimit.

Aksidenti ndodhi në komunën Kercers, në perëndim të kryeqytetit Bern.

"Veprimet e qëllimshme mund të jenë shkaku i kësaj tragjedie", njoftoi policia, duke shtuar se flaka mund të ketë qenë e ndezur me qëllim.

I pyetur nëse mund të bëhet fjalë për akt terrorist, zëdhënësi i policisë në një konferencë për shtyp theksoi se është tepër herët për të dhënë një përgjigje.

Gazeta zvicerane "Blik" citon një dëshmitar që tha se një person derdhi benzinë në autobus, ndërsa më pas i vuri flakën vetes. Policia njoftoi se ishte informuar për incidentin, por shtoi se në këtë moment nuk mund ta konfirmojë këtë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se automjeti ishte përfshirë nga flaka dhe një tymë e dendur tymi ngrihej drejt qiellit.

Zjarrfikësit shuan zjarrin, por autobusi ishte plotesisht i shkatërruar. Videot treguan një numër të madh kalimtarësh që e filmonin automjetin që digjej me telefonat e tyre celularë.

Policia nuk mundi të thotë menjëherë sa pasagjerë kishte në autobus ose nëse shoferi është në mesin e viktimave. Trupat po identifikohen. Gjithashtu, nuk është e qartë nëse personi që ndoshta shkaktoi zjarrin është në mesin e viktimave.

Autobusi është në pronësi të PostAuto, degë e Suis Post, e cila kryesisht ofron shërbime të rregullta për pasagjerë në zonat rurale. qa/

Foto: Arkivi

 

Остани поврзан