• четврток, 25 декември 2025

Gashi u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali

Gashi u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali

Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot realizoi takim me ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. 

Siç bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit Gashi në takim ka theksuar se të dy vendet po ndërtojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, me dialog intensiv politik dhe bashkëpunim në një numër të konsiderueshëm fushash me interes të ndërsjellë. Ai theksoi se është i kënaqur me progresin që ka bërë Shqipëria në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian dhe hapjes së të gjithë klasterëve negociues në përputhje me metodologjinë e re të BE-së. 

 

"Znj. Spiropali theksoi se megjithëse Shqipëria tashmë po negocion anëtarësimin në Bashkimin Evropian, konsideron se edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të ndjekin dhe procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë sepse sjell transformim të madh në të gjitha shoqëritë e vendeve të rajonit. Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në proceset evropiane deri në tejkalimin përfundimtar të të gjitha vështirësive që lindin në rrugën evropiane", theksohet në komunikatë.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se anëtarësimi në Bashkimin Evropian sjell përfitime të mëdha për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse procesi është i orientuar drejt reformave dhe është e nevojshme të zbatohen detyrat e brendshme, siç është lufta kundër korrupsionit dhe reformat në sistemet gjyqësore. 

 Foto: Kuvendi

 

Остани поврзан