Gashi mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, një ngjarje tradicionale me rëndësi të veçantë që bashkon përfaqësues politik, fetar dhe shoqëror, duke theksuar vlerat e dialogut, respektit të ndërsjellë dhe përgjegjësisë morale në udhëheqje.
Shkup, 5 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, një ngjarje tradicionale me rëndësi të veçantë që bashkon përfaqësues politik, fetar dhe shoqëror, duke theksuar vlerat e dialogut, respektit të ndërsjellë dhe përgjegjësisë morale në udhëheqje.
Siç thuhet në kumtesën e Kuvendit, pjesëmarrja e Gashit në këtë ngjarje është një mundësi për përforcimin e marrëdhënieve miqësore dhe për afirmimin e rolit të shtetit si partner në bashkëpunimin ndërkombëtar.
"Në këtë ceremoni foli edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ndërsa pjesëmarrja e kryetarit të Kuvendit në këtë moment ishte një mundësi për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe për afirmimin e rolit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si një partner aktiv, i pranishëm dhe i respektuar në bashkëpunimin ndërkombëtar", thuhet në kumtesë. sa/
Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut