• сабота, 21 февруари 2026

Gashi: Deputetët të respektojnë dinjitetin dhe kodin e etikës në komunikimin e ndërsjellë

Gashi: Deputetët të respektojnë dinjitetin dhe kodin e etikës në komunikimin e ndërsjellë

Shkup, 16 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot në takim me gazetër informoi se u bëri thirrje koordinatorëve të grupeve parlamentare që t'ua përcjellin deputetëve se duhet të përballen me dinjitetin e Kuvendit dhe ta respektojnë kodin etik në komunikimin e ndërsjellë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë ligjvënëse. Gashi konfirmoi se këtë qëndrim e shprehu në takimin e sotëm të rregullt koordinues në Kuvend pas korrespondencës së javës së kaluar në rrjetet sociale mes deputetëve Dimitar Apasiev nga E Majta dhe Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.

"Unë iniciova çështjen e dinjitetit dhe kodit të etikës në lidhje me mënyrën se si sillemi si deputetë si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij, dhe kërkova nga koordinatorët që t'u bëjnë të ditur të gjithë deputetëve se të gjithë duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj qytetarëve, sepse në marrëdhënien që kemi me njëri-tjetrin, shpesh shkatërrojmë si dinjitetin tonë personal, por edhe atë të Kuvendit", tha Gashi.

Qëndrimet politike, shtoi ai, mund t'i shprehim në foltore, ku duam publikisht, por nuk jemi të detyruar, ta poshtërojmë njëri-tjetrin në mënyrë të tillë.

Në pyetjen e një gazetari Gashi informon se grupet e deputetëve përveç Të Majtës, ende nuk kanë dorëzuar propozime për anëtarët e komisionit anketues për Koçanin dhe për fatkeqësitë tjera. Sa i përket procedurës, tha kryetari i Kuvendit, gjtihçka është respektuar. Edhe pse njoftuan, deri në fillim LSDM nuk i ka dorëzuar emrat e anëtarëve të komisionit anketues, "Mund të flasim për këtë në takimin korrdinues", tha kryetari i Kuvendit.

Edhe pse ishte njoftuar se deri në fund të janarit do të takohet edhe grupi i punës për Kodin Zgjedhor, deri tani nuk pati takim.

Të mërkurën Kuvendi do ta mbajë seancën e 85-të, në të cilën do të konfirmohen dorëheqjet e Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së dhe të Cveta Ristovskës, anëtare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa pritet që Goce Naumovski, të zgjidhet gjyqtar i ri kushtetues. Në rend dite të kësaj seance, mund të jetë edhe ligji për pagën minimale, që e propozoi LSDM, por siç tha Gashi, ai ende po shqyrtohet dhe se njëherë do të kthehet në rishqyrtim. Para fillimit të punës së deputetëve për pikat e rendit të ditës të mërkurën, do të mbahen pyetjet e opozitës për kryeministrin dhe ministrat.

Gashi informon se seanca për pyetjet e deputetëve është caktuar më 26 shkurt, si dhe se më 5 mars do të mbahet seanca kushtuar Ditës së gruas - 8Mars, ku pritet të marrë pjesë edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

I pyetur për qëndrimet e Alternativës në lidhje me bashkimin e "Vleni"-t në një subjekt të vetëm politik, Gashi, i cili vjen nga kjo parti politike, tha se kryetari aktual i partisë, Bekim Sali, i cili është edhe zëvendëskryeministër dhe ministër për Integrimin Evropian, ka mbështetjen e tij të plotë. Gashi tregoi se qëndrimi i tyre është që bashkimi i "Vleni"-t në një parti politike duhet të bazohet në parimet e barazisë dhe vendimmarrjes konsensuale, pa u përgjigjur nëse Alternativa pajtohet me ndarjet në përqindje në organet e partisë dhe në qeveri, të cilat tregohen në media. Sipas tij, Alternativa po diskuton më shumë parimet dhe atë që do të përfaqësojë "Vlen", programin..., dhe jo se kush do të jetë kryetar i partisë. Ai është i vendosur që "Vlen" të shkojë drejt konsolidimit dhe që blloku shqiptar të stabilizohet dhe të ketë dy blloqe, si ai maqedonas, dhe se po kërkohet mënyra më e mirë për ta bërë këtë. Ristrukturimi i paralajmëruar i qeverisë, thotë Gashi, nuk është i lidhur me proceset në "Vlen". sa/

FOTO: Arkivi 

 

Остани поврзан