• сабота, 16 мај 2026

Galibafi: Irani ende nuk ka filluar konfrontimin e vërtetë me SHBA-në

Galibafi: Irani ende nuk ka filluar konfrontimin e vërtetë me SHBA-në

Teheran, 5 maj 2026 (MIA) - Kryetari i Parlamentit të Iranit (Mexhlis), Mohamed Bager Galibafi ka paralajmëruar se Irani "ende nuk ka filluar" një konfrontim të vërtetë me SHBA-në, një ditë pas raportimeve për incidente në Ngushticën e Hormuzit.

"E dimë mirë se ruajtja e situatës aktuale në rajon është e padurueshme për SHBA-në, ndërsa ne ende nuk kemi filluar", shkroi Galibafi në platformën X në gjuhën persiane.

Ai shtoi se SHBA-ja dhe aleatët e tyre kanë kërcënuar sigurinë e lundrimit dhe furnizimit me energji, duke vlerësuar se "prania e tyre e dëmshme" në Lindjen e Mesme po zvogëlohet.

foto: arkivi

Тагови

Остани поврзан