• сабота, 21 февруари 2026

FT: Ukraina po përgatitet për zgjedhje dhe referendum për një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë

FT: Ukraina po përgatitet për zgjedhje dhe referendum për një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë

 Kiev, 11 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka për qëllim që më 24 janar të prezantojë një plan për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbaheshin së bashku me një referendum mbi një traktat të mundshëm paqeje me Rusinë. Këtë informacion sot e konfirmuan përfaqësues ukrainas dhe perëndimorë të njohur me planifikimin, raporton Fajneshëll tajms.

 Javën e kaluar, Rojtersi raportoi se, sipas një kornize që e diskutuan negociatorët amerikanë dhe ukrainas, çdo marrëveshje paqeje me Rusinë do të miratohet nga qytetarët në referendum.

 Votuesit do të vendosnin për marrëveshjen në të njëjtën kohë me zgjedhjet kombëtare, ndërsa përfaqësuesit përmendën majin si një datë të mundshme.

 Fajneshëll tajm sot konfirmoi sot se Ukraina ka filluar tashmë përgatitjet.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан