Franca shpall 294 komuna si zona të prekura nga fatkeqësitë natyrore
- Kryeministri francez Sebastian Lekornu mbrëmë deklaroi se 294 komuna do të njihen si zona të katastrofës natyrore pas përmbytjeve që e përfshinë Francën perëndimore në dy javët e fundit. Dekreti për njohjen e katastrofës natyrore do të publikohet nesër.
Paris, 25 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri francez Sebastian Lekornu mbrëmë deklaroi se 294 komuna do të njihen si zona të katastrofës natyrore pas përmbytjeve që e përfshinë Francën perëndimore në dy javët e fundit. Dekreti për njohjen e katastrofës natyrore do të publikohet nesër.
Qeveria do të mbetet plotësisht e mobilizuar me kryetarët e komunave dhe banorët e prekur nga përmbytjet", tha Lekornu mbrëmë, sipas "Figaro"-s. Sipas të dhënave që Lekornu postoi në mediat sociale, shumica e komunave janë në departamentet e Lot-e-Garon, Men-e-Loar dhe Zhirond.
Lekornu shtoi se 77 kërkesa do të shtyhen në mënyrë që komunat të mund të plotësojnë kërkesat e tyre, të cilat do të shqyrtohen përsëri në seancat më 3 dhe 10 mars.
Qeveria franceze po shqyrton kërkesat e para nga komunat e goditura nga përmbytjet, pasi premtoi kompensim të shpejtë javën e kaluar për qytetet që pësuan dëme nga stuhia. sa/
foto: Arkivi