• сабота, 16 мај 2026

Franca dhe Britania e Madhe do të nënshkruajnë marrëveshje trevjeçare për ndaljen e kalimeve të emigrantëve përmes La Manshit

Franca dhe Britania e Madhe do të nënshkruajnë marrëveshje trevjeçare për ndaljen e kalimeve të emigrantëve përmes La Manshit

Londër, 23 prill 2026 (MIA) - Ministrja britanike e Punëve të Jashtme, Shabana Mahmud pritet sot të nënshkruajë marrëveshje trevjeçare në vlerë prej 662 milionë funtave (893 milionë dollarë) me Francën, me të cilën mund të krijohet një skuadër prej 50 policëve, të trajnuar për "taktika për kontroll të trazirave dhe turmave", të angazhuar për përballje me dhunën dhe "turmave armiqësore" mu në brigje, mes serisë së masave për ndalim të emigrantëve që të ngjiten në barka.

Ministria britanike e Punëve të Brendshme kumtoi se numri i policëve të dërguar për t'i parandaluar tentimet për udhëtim nga Franca veriore drejt Britnaisë gjithashtu do të rritet për rreth 42 për qind kur marrëveshja do të hyjë në fuqi në verë.

Një pjesë e financimit do të kushtëzohet me ulje të numrit të arritjeve për herë të parë nga fillimi i krizës me emigrantët, kumtoi qeveria britanike.

Lajmi vjen pasi që Londra dhe Parisi paraprakisht nuk arritën të dakordojnë marrëveshje të re për patrulla në plazhe në tentim që t'i ulin kalimet. Në vend të kësaj, Mahmud nënshkroi vazhdim të aranzhmanit ekzistues prej 2 milionë funtave në javë derisa përpunohej plani afatgjatë.

Sipas marrëveshjes, e cila do të jetë në fuqi deri në amrs të vitit 2029, Britania e Madhe do të japë 501 milionë funta për mbulimin e pesë njësive policore dhe aktiviteteve për zbatim në plazhet franceze - me plotësisht 160 milionë funta të cialt do të paguhen vetëm nëse kanë sukses taktikat e reja për parandalim të kalimeve në La Mansh.

Nëse tentimet nuk kanë sukses, financimi shtesë do të ndalet pas një viti, kumtoi Minsitria e Punëve të Brendshme.

Mbikëqyrja me dronë dhe kamera, si dhe patrullat me helikopterë, do të prëforcohen, me ç'rast numri i oficerëve policorë, zbulues dhe ushtarakë do të rritet prej 750 në porthuajse 1.100 si pjesë e marrëveshjes që duhet të hyjë në fuqi në verë, zakonisht në periudhën më frekuentese për kalime në La Mansh, transmetoi DPA.

Francezët gjithashtu do t'i përforcojnë taktikat e reja për parandalim me taksi-barka, ku kontrabandistët e njerëzve tentojnë të evitojnë detektimin me dërgim të një personi i cili vetëm lundron me barkë gome përgjatë bregut drejt plazheve ku së shpejti emigrantët hipin në barkë.

Kryeminsitri britanik, Kir Starmer tha se puna mes Britanisë së Madhe dhe Francës tashmë "ka ndalur dhjetëra mijë kalime" dhe "kjo marrëvehsje historike do të thotë se mund të shkojmë më tej: përforcim i zbulimit, mbikëqyrjes dhe pranisë në terren në mënyrë që të mbrohen kufijtë britanikë".

"Kjo marrëveshje kthesë do t'i parandlaojë emigrantët ilegalë të nisen në udhëtime të rrezikshme dhe kontrabandistët do t'i vendosë prapa grilave", shtoi mahmud.

Paraprakisht këtë muaj, një burrë nga Sudani u akuzua për vdekjen e katër emigrantëve të cilët u mbytën pasi që ishin tërhequr nga rrymat e fuqishme derisa tentonin ta kalonin La Manshin.

Deri më tani këtë vit, mbi 6.000 emigrantë kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar përmes kësaj rruge, që është për 36 për qind më pak se numri në të njejtën kohë vitin e kalaur, tregon analiza mediatike e të dhënave qeveritare.

Minsitri i Punëve të brendshme në hije, kris Filp tha: "Marrëveshja e Qeverisë dorëzon gjysmë miliardë funta të parave tona pa kurfarë kushte".

"Francs parandaloi vetëm një të tretën e kaimeve vitin e kaluar, madje edhe i lëshoi ata emigrantë ilegalë të tentojnë sërish. Franca nuk duhet të marrë asnjë cent nëse nuk e ndalon shumicën e madhe të barkave", shtoi ai.

Organizata humanitare për refugjatë "Care4Calais" kumtoi se marrëveshjet anglo-franceze për plazhet i bëjnë kalimet më të rrezikshme dhe çojnë drejt më shumë rasteve të vdekjes në La Mansh. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан