• недела, 29 март 2026

Forumi i pestë interparlamentar i delegacioneve të EJL-së në AP të OSBE-së

Forumi i pestë interparlamentar i delegacioneve të EJL-së në AP të OSBE-së

Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Në Ohër sot do të mbahet Forumi i pesë interparlamentar i delegacioneve të Evropës Juglindore në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Siç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, fjalë hyrëse në Forum do të ketë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Pere Pons, kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (i cili do të drejtohet me videomesazh), Roberto Montella, sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ambasadori Kilian Val, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Eugenio Zofili, nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Kirijakos Haxhijani,  dhe i dërguar special për EJL-në, dhe Monika Zajkova, udhëheqëse e Delegacionit të Maqedonisë së Veriut në AP të OSBE-së.

Tema e sesionit të parë të Forumit është "Sulmet kibernetike në Evropën Juglindore dhe dëmet e shkaktuara në vitet e fundit", ku do të mbajnë fjalim Stefan Andonovski, ministër i Trabsformimit Digjital të Republikës së Maqedonisë së Veirut, Blendi Klosi shef i Delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Metodi Haxhi Janev, specialist për digjitalizim dhe siguri kibernetike, dhe Stiven A. Njuth, inxhinier kryesor për kapacitete kibernetike, MITRE Corporation.

Sesioni i dytë i Forumit është kushtuar ndaj masave të ndërmarra dhe aktiviteteve të ardhshme për parandalimin e sulmeve kibernetike në rajonin e EJL-së, ndërsa pastaj do të ketë diskutim të hapur për sigurinë kibernetike dhe mbështetjen ligjvënëse. sa/

Foto: MIA

 

Остани поврзан