Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare përmes rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit
- Në Kuvend sot do të mbahet ngjarja "Forcimi i mbikqyrjes parlamentare përmes rritjes së bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit".
Shkup, 11 shkurt 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet ngjarja "Forcimi i mbikqyrjes parlamentare përmes rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit".
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, fjalë hyrëse do të mbajnë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Vall dhe kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski.
Për rolin e mbikqyrës të Kuvendit dhe rolet e komisioneve do të flasin Sanja Lukarevska, kryetare e Komisionit parlamentar për Financim dhe Buxhet dhe Bojan Stojanoski, kryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike. Përfaqësues i ESHR-së do të flas për rolin e Entit Shtetëror të Revizionit në mbështetje të mbikqyrjes parlamentare.
Ngjarja do të përmbyllet me konkluzione. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s