• четврток, 19 март 2026

Forcat suedeze neutralizojnë një dron në afërsi një aeroplanmbajtëseje franceze

Forcat suedeze neutralizojnë një dron në afërsi një aeroplanmbajtëseje franceze

Paris, 26 shkurt 2026 (MIA) - Forcat suedeze dje takuan dhe neutralizuan një dron që po i afrohej aeroplanmbajtëses franceze "Sharl de Gol", e përgatitur në Malmo, kumtoi sot Shtatmadhoria e forcave të armatosura franceze. 

Droni u kap rreth 10 kilometra larg portit. Nuk u dhanë detaje të tjera.

Aeroplanmbajtësja franceze ndodhet në Malmo, megjithatë do të marrë pjesë në një mision të NATO-s në Detin Baltik për të penguar kërcënimet ndaj infrastrukturës nënujore. Misioni u iniciua pas prerjes së kabllove në fund të Detit Baltik, për të cilën vendet perëndimore kanë fajësuar Rusinë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан