Forcat speciale amerikane zbarkuan në një tanker në Oqeanin Indian
- Forcat amerikane mbrëmë kanë zbarkuar me helikopterë në një tanker në Oqeanin Indian, kumtoi Pentagoni.
Uashington, 23 prill 2026 (MIA) - Forcat amerikane mbrëmë kanë zbarkuar me helikopterë në një tanker në Oqeanin Indian, kumtoi Pentagoni.
Forcat speciale amerikane kanë zbarkuar në tankerin "M/T mazhestik T", anije pa përkatësi shtetërore, që është nën sanksione dhe ka transportuar naftë iraniane.
"Do të vazhdojmë kontrollin detar global që t'i pengojmë rrjetet ilegale dhe t'u përgjigemi anijeve që sigurojnë përkrahje financiare për Iranin, pa marrë parasysh ku lundrojnë", kumtoi Pentagoni.
Aksioni u zbatua si pjesë e operacionit për mbikëqyrje të linjave detare në zonën e përgjegjësisë së Komandës indo-pacifike të SHBA-së (INDOPAKOM). bsh/
Foto: Pentagon