• сабота, 16 мај 2026

Forcat izraelite sulmuan objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor

Forcat izraelite sulmuan objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor

Bejrut, 25 prill 2026 (MIA) - Forcat izraelite sulmuan lëshues raketor që i përkasin lëvizjes shiite libaneze Hezbollah në Libanin jugor gjatë natës, njoftoi DPA, duke i'u referuar kumtesës së sotme të armatës izraelite.

Në kumtesë thuhet se lëshuesit raketor paraqesin një kërcënim për qytetarët dhe ushtarët izraelit.

Në ndërkohë, Ministria libaneze e shëndetësisë publikoi se gjashtë persona janë vrarë, ndërsa dy janë plagosur në sulmet e djeshme ajrore izraelite.

Gjashtë viktima janë në bombardimet në Vadi al-Huxheri, Shrifa, Jater dhe ulin në jug të vendit.

Ushtria izraelite tha dje se ushtarët e saj vranë gjashtë persona të armatosur të Hezbollahut - dy në një shkëmbim zjarri në Bint Xhbeil dhe katër në një sulm ndaj një ndërtese të përdorur nga grupi shiit në të njëjtin qytet, i cili konsiderohet si bastioni i tij.

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi të premten se armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut vazhdon për tre javë, por sulmet nga të dyja anët vazhdojnë, shënon DPA. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан