• четврток, 19 март 2026

FMN ka miratuar një program të ri financimi për Ukrainën në vlerë prej 8,1 miliardë dollarësh

FMN ka miratuar një program të ri financimi për Ukrainën në vlerë prej 8,1 miliardë dollarësh

Kiev, 27 shkurt 2026 (MIA) - Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një marrëveshje të re katërvjeçare për financim të zgjeruar për Ukrainë, në vlerë prej 8,1 miliardë dollarësh, njoftoi kryeministrja e Ukrainës, Julia Sviridenko.

"Transha e parë prej rreth 1,5 miliardë dollarësh do të arrijë në Ukrainë në të ardhmen e afërt. Mjetet do t’i shfrytëzojmë për financimin e deficitit buxhetor dhe për mbështetjen e stabilitetit makrofinanciar", tha Julia Sviridenko, transmeton Ukrinform.

Sipas saj, programi i mbështetur nga FMN është pjesë e një kornize më të gjerë fiskale, e konceptuar për të mbuluar deficitin e projektuar të buxhetit shtetëror prej 136,5 miliardë dollarësh gjatë katër viteve, dhe përfshin vazhdimin e reformave që kanë siguruar stabilitet makroekonomik dhe financiar në vitet e kaluara.

Kryeministrja e Ukrainë më herët gjatë kësaj jave deklaroi se qeveria ukrainase ka arritur marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar për rritjen e limitit vjetor për sipërmarrësit individualë, pas arritjes së të cilit ata duhet të regjistrohen si tatimpagues të TVSH-së. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан