• петок, 20 февруари 2026

Fluturimet nga aeroporti i Berlinit po ripërtërihen gradualisht pas problemeve lidhur me ngrirjen

Fluturimet nga aeroporti i Berlinit po ripërtërihen gradualisht pas problemeve lidhur me ngrirjen

Berlin,5 shkurt 2026 (MIA) - Fluturimet nga aeroporti Berlin-Brandenburg po ripërtërihen gradualisht, deklaroi sot zëdhënësja e aeroportit, cituar nga DPA.

Kjo vjen pasi që paraprakisht pati probleme lidhur me ngrirjen.

"Gjërat ngadalë po i kthehen normalitetit", tha ajo, duke shtuar se aeroplani i parë ka arritur të fluturojë herët në mëngjes pas një shtyrje të gjatë.

Për shkak të shiut të ngrirë, paraprakisht ishte e pamundur të shkrihej akulli në aeroplanë, që shkaktoi ndërprerje të të gjitha fluturimeve nga aeroporti i kryeqytetit gjerman.

Zëdhënësja e aeroportit i luti udhëtarët për durim dhe theksoi se aeroporti ende nuk punon normalisht. Ajo tha se priten shtyrje dhe anulime sepse shtresa e trashë e akullit në aeroplane do të thotë se nevojitet dyfish kohë më shumë për t'u hequr - deri 60 minuta për një aeroplan.

Ndërprerjet në komunikacion ndikuan vetëm në aeroplanet që u ngrinë, ndërsa aeroplanët që arrijnë gjithashtu mund të aterojnë. Udhëtarët këshillohen ta kontrollojnë gjendjen e fluturimit të vet. Shërbimi meteorologjik gjerman paralajmëroi për rrezik të lartë nga ngrirja në Berlin për shkak të shiut të ngrirë. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан