Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohamadi, dënohet me 7.5 vjet burgim në Iran
- Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohamadi, është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg në Iran, njoftuan sot mbështetësit dhe avokati i saj.
Teheran, 9 shkurt 2026 (MIA) - Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohamadi, është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg në Iran, njoftuan sot mbështetësit dhe avokati i saj.
"Është dënuar me gjashtë vjet burg për "shoqërim dhe komplot", dhe një vit e gjysmë për "propagandë", si dhe me një ndalim udhëtimi dyvjeçar", shkroi avokati.
Ajo u arrestua në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar në një komemoracion për një avokat të të drejtave të njeriut i cili u gjet i vdekur. Nga burgu paraprakisht u lirua në dhjetor të vitit 2024 për arsye mjekësore.
Edhe pse ajo duhej të ishte e lirë vetëm për tre javë, ajo qëndroi më gjatë, ndoshta sepse aktivistët dhe vendet perëndimore ushtruan presion mbi Iranin që ta mbante të lirë.
Mohamadi vazhdoi aktivizmin e saj me protesta publike dhe paraqitje në mediat e huaja, duke përfshirë demonstrata para burgut Evin në Teheran, ku mbahej.
Aktivistja 52-vjeçare është dënuar dhe burgosur disa herë gjatë 25 viteve të fundit për punën e saj kundër mbulimit të detyrueshëm të grave në Iran dhe kundër dënimit me vdekje. Ajo ka kaluar pjesën më të madhe të dekadës së fundit në burg.
Foto: X