Fillon pranvera
- ranvera në vend dhe në hemisferën veriore fillon sot në orën 15:46. Në të njëjtën kohë, vjeshta do të fillojë në hemisferën jugore të Tokës.
Shkup, 20 mars 2026 (MIA) - Pranvera në vend dhe në hemisferën veriore fillon sot në orën 15:46. Në të njëjtën kohë, vjeshta do të fillojë në hemisferën jugore të Tokës.
Dita e parë e pranverës është e 79-ta e vitit dhe do të zgjasë 12 orë e 08 minuta. Dielli lindi në orën 5 e 37 minuta dhe do të perëndojë në orën 17 e 46 minuta.
Pranvera do të zgjasë 92 ditë, deri më 21 qershor në orën 10 e 24 minuta, kur fillon vera sipas kalendarit.
Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell për sot. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin -2 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 16 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, hërë pas here e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të bjerë deri në 2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 15 gradë. ls/
Foto: MIA