Fillon Konferenca e 62-të e sigurisë e Mynihut
- Tradicionalisht, në hotelin "Bajerisher Hof" sot fillon Konferenca e 62-të e sigurisë e Mynihut (MSC), ku do të marrin pjesë më shumë se 1.000 delegatë prej mbi 115 vende, duke përfshirë 60 shefa të shteteve dhe qeverive, 100 ministra të punëve të jashtme dhe përfaqësues të organizatave të mëdha ndërkombëtare, mes të cilëve janë shefat e BE-së, NATO-s, ASEAN-it, OSBE-së, Bankës Botërore, Organizatave Botërore të Tregtisë dhe agjenci të shumta të KB-së.
Mynih, 13 shkurt 2026 (MIA) - Tradicionalisht, në hotelin "Bajerisher Hof" sot fillon Konferenca e 62-të e sigurisë e Mynihut (MSC), ku do të marrin pjesë më shumë se 1.000 delegatë prej mbi 115 vende, duke përfshirë 60 shefa të shteteve dhe qeverive, 100 ministra të punëve të jashtme dhe përfaqësues të organizatave të mëdha ndërkombëtare, mes të cilëve janë shefat e BE-së, NATO-s, ASEAN-it, OSBE-së, Bankës Botërore, Organizatave Botërore të Tregtisë dhe agjenci të shumta të KB-së.
Në tubim, mes tjerash, pritet të marrin pjesë presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, presidenti francez Emanuel Makron, ministri kinez i punëve të jashtme Vang Ji, kryeministrja daneze Mete Frederiksen dhe kancelari gjerman Fridrih Merc. Gjithashtu, pjesëmarrje konfirmoi edhe sekretari shtetëror i SHBA-së, Marko Rubio, i cili do ta udhëheq delegacionin e madh amerikan të përbërë nga më shumë se 50 anëtarë të Kongresit amerikan, si dhe guvernatorët e Miçigenit dhe Kalifornisë.
Më shumë se dy të tretat e të gjitha shefave evropian të shteteve dhe qeverive e konfirmuan pjesëmarrjen, që e thekson rolin qendror të konferencës në formësimin e dialogut strategjik evropian.
Konferenca e sigurisë e Mynihut, e udhëhequr nga presidenti Uolfgang Ishinger, në tre ditët e ardhshme bëhet vendi ku qindra bartës të vendimeve dhe liderë të mendimit publik nga rajone të ndryshme të botës do të bisedojnë për sfidat e politikës së sigurisë.
Konferenca e sigurisë e Mynihut me vite paraqet një nga platformat kyçe për shkëmbim të qëndrimeve për sigurinë globale. Temat që do të trajtohen në MSC 2026 do të përfshijnë sigurinë evropiane dhe mbrojtjen, të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike, revitalizimin e multilaterizmit, vizionet e kundërshtuara për rend global, konflikte rajonale dhe impikime të sigurisë nga progresi teknologjik.
Konferenca e sivjetme e 62-të e Mynihut e cila fillon sot, zgjat deri më 15 shkurt, ndërsa masat e sigurisë janë përforcuar maksimalisht dhe janë angazhuar 5.000 policë që do ta sigurojnë tubimin, duke përfshirë përforcimin e vendeve fqinje. Siç është njoftuar, gjatë ngjarjes, hapësira ajrore e Mynihut do të mbyllet për të gjitha fluturimet, duke përfshirë edhe dronët. sa/
Foto: Konferenca e sigurisë e Mynihut