Filloi fushata "Zëri që dëgjojmë - Më e mira e Maqedonisë"
- Nga Komuna e Bosilovës sonte filloi fushata "Zëri që dëgjojmë - Më e mira e Maqedonisë".
Shkup, 18 mars 2026 (MIA) - Nga Komuna e Bosilovës sonte filloi fushata "Zëri që dëgjojmë - Më e mira e Maqedonisë".
Në kuadër të fushatës, siç njoftoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, do të vizitohen mbi 30 komuna dhe më shumë se 120 vendbanime.
Aktivitetet do të zbatohen përmes dy ekipeve të mëdha dhe gjashtë ekipeve më të vogla, të cilët do ta vizitojnë secilën komunë.

"Qëllimi është të dëgjohen pikëpamjet dhe nevojat e fermerëve, të prezantohen politikat dhe masat në sektor deri më tani, si dhe të diskutohen sfidat aktuale. Duam të dëgjojmë komente, kritika, lëvdata. Ky komunikim është që të jemi vazhdimisht midis fermerëve, sepse aty janë problemet dhe zgjidhjet, prandaj ky komunikim është shumë i rëndësishëm", tha Tripunovski.
Ai edhe njëherë theksoi se për Qeverinë çdo fermer është i rëndësishëm.
"Si Ministri, vazhdojmë të zbatojmë politika dhe jemi në komunikim me çdo fermer. Qeveria i kushton vëmendje çdo fermeri që prodhon, sepse çdo fermer është i rëndësishëm", theksoi Tripunovski.

Ministri tha se Bosilova është një shembull i një komune moderne dhe të suksesshme, me bujqësi të fortë. sa/
foto: MBPEU