• понеделник, 29 декември 2025

Filipçe: Viti 2025 ishte i vështirë, por viti 2026-të do të jetë edhe më i vështirë për qytetarët

Filipçe: Viti 2025 ishte i vështirë, por viti 2026-të do të jetë edhe më i vështirë për qytetarët

Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Mendoj se ky vit ka qenë i vështirë për qytetarët, por 2026-ta do të jetë edhe më i vështirë, do të ketë krizë serioze, do të ketë rritje të ndjeshme të varfërisë, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në brifingun e sotëm me gazetarët. Sipas tij, do të pasojë një vit ku do të duhet të marrim së paku 2 miliardë euro shtesë borxh, dhe ato borxhe, tha ai, do të jenë për shpenzime aktuale, jo për investime kapitale.

"Shuma totale e parashikuar për investime kapitale është ulur në buxhetin për vitin 2026, tani shohim se ka problem me mbledhjen, me realizimin e të ardhurave, dhjetë për qind do të mungojnë. Kjo është 600 milionë euro në buxhet, nëse kjo përkeqësohet nga borxhi ndaj ekonomisë, kthimi i TVSH-së, mungojnë rreth një miliard euro në buxhet. Kjo ishte një nga arsyet pse ndoshta e mbyllin më herët, kjo nuk ka ndodhur deri tani", vlerësoi Filipçe.

Ai beson se inflacioni do të jetë i vështirë për t’u kontrolluar dhe se me rritjen e çmimit të energjisë gjithçka do të shtrenjtohet.

Ai gjatë takimit me gazetarët u ndal në disa tema, duke thënë se pushteti po bën përpjekje për të rrëzuar LSDM-në nga brenda, duke theksuar se në momentin kur LSDM-ja, sipas tij, zbulon marrëveshjet kriminale të pushtetit, VMRO-DPMNE-ja zhvillon një aksion të organizuar me përpjekje për të rrëzuar LSDM-në nga brenda.

Sipas tij, bëhet fjalë për një aksion të sinkronizuar dhe të koordinuar kohor, i cili aktivizohet pikërisht tani, kur LSDM-ja po ngre çështje serioze për krimin dhe korrupsionin në krye të pushtetit.

“Sipas tij, modeli i qeverisjes që aplikohet në Serbi po reflektohet gjithnjë e më shumë edhe tek ne. "Ajo që bën Vuçiç në Serbi, kryeministri Mickoski po përpiqet ta bëjë tek ne – një person të përfaqësojë të gjithë politikën dhe të gjithë partinë, ndërsa të tjerët t'i zbatojnë urdhrat e tij", tha Filipçe. 

Ai kujtoi ngjarjet në Serbi pas tragjedisë në Novi Sad dhe protestat që pasuan, duke treguar se atje dialogu është pothuajse i pamundur dhe shoqëria e ndarë thellë. "Në Serbi kjo shkon deri në përplasje, ndërsa vendi përballet me kolaps ekonomik dhe izolim të plotë nga Evropa. E njëjta matriksë e rrezikshme po aplikohet sot edhe në Maqedoni", vlerësoi Filipçe.

Në këtë kontekst, ai theksoi se një politikë e tillë çon drejt izolimit të qëllimshëm nga BE-ja dhe shërben si alibi për të fshehur krimin dhe korrupsionin, dhe se vetëm kërkohen justifikime për të mbajtur vendin të izoluar nga Bashkimi Evropian.

Në pyetjen nëse LSDM-ja do të mbështesë ndryshimet e Kodit të ri penal, ai tha se aktualisht ekipi i tyre ligjor po i analizon dhe se kanë indikacione serioze se ka hapësirë për amnisti për funksionarët. Megjithatë, shtoi ai, edhe ndryshimet e Kodit Penal të miratuara disa vite më parë ishin katastrofike dhe nuk duhej të bëheshin. qa/

Foto: LSDM

 

 

Остани поврзан