• понеделник, 02 март 2026

Filipçe: Sulmi i SHBA-së ndaj Iranit është kryer pasi janë shterur të gjitha mekanizmat diplomatikë

Filipçe: Sulmi i SHBA-së ndaj Iranit është kryer pasi janë shterur të gjitha mekanizmat diplomatikë

 Shkup, 1 mars 2026 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe theksoi se sulmi nga SHBA ndaj Iranit është kryer pasi janë shterur të gjitha mekanizmat diplomatikë.

"SHBA-të janë partneri ynë strategjik dhe pasi janë shterur të gjitha mekanizmat diplomatikë të negociatave vazhduan me një sulm të tillë ndaj Iranit. Konsideroj se një sulm i tillë dhe gjithçka që po bëhet është në të njëjtin kontekst me ndërhyrjen në Venezuelë, dhe kjo është për të mirën e popullit iranian dhe siç ishte për të mirën e popullit në Venezuelë", tha ai, duke theksuar se sipas analizave, pritet edhe një deeskalim të çështjeve.

 Sipas tij, SHBA, si partneri ynë strategjik, duhet ta dinë se këtu në vendin tonë, siç tha, ka një pushtet me karakteristika shumë të ngjashme me ato regjime autoritare me të cilat po përballen, duke theksuar ndër të tjera se pushteti po e shtyn vendin drejt izolimit, duke e ditur se është në interesin strategjik edhe të SHBA-së integrimi në Evropë edhe të vendit tonë edhe të të gjithë rajonit.

 Lidhur me seancën e sotme të Këshillit të Sigurisë për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme, Filipçe potencoi se është mirë të bisedohet për të dhe beson se si një vend anëtar i NATO-s, i gjithë koordinimi bëhet në atë nivel.

"Lidhur me Këshillin e Sigurisë, është mirë të bisedohet. Ndër të tjera, është mirë që presidentja të ngrejë temën pse, meqenëse është komandant suprem i ARM-së, ka zgjebe në kazerma? Ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe besoj se koordinimi bëhet në atë nivel", tha Filipçe.

 Foto: MIA

 

Остани поврзан