• среда, 15 април 2026

Filipçe: Nuk mjafton ulja e TVSH-së për derivatet, Qeveria duhet të ndihmojë me masa për kategori të posaçme të qytetarëve

Filipçe: Nuk mjafton ulja e TVSH-së për derivatet, Qeveria duhet të ndihmojë me masa për kategori të posaçme të qytetarëve

Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Qeveria e uli TVSH-në për derivatet, por nuk solli masa konkrete për të ndihmuar kategori të posaçme të qytetarëve, theksoi lideri i opozitës, Venko Filipçe sot në konferencën për shtyp të LSDM-së.

Sipas Filipçes, Qeveria duhet të ndihmojë edhe me pako të posaçme për kategri të posaçme të qytetarëve, t'i ndihmojë të rrezikuarit social, njerëzit me nevoja të posaçme, pensionistët më të varfër, njerëzit me të ardhura të ulëta, familjet me më shumë fëmijë.

"Qeveria nuk vendosi asnjë masë për të ndihmuar kategori kon krete të qytetarëve, ndërkaq shohim se si po përballen vendet në rajon. Nevojiten masa siç sillte Qeveria që e kryesuam ne në kohë krize, përkatësisht gjatë kohës së krizës me kovid-19 dhe krizën energjetike kur filloi lufta në Ukrainë, sepse masat e drejtpërdrejta ndaj qytetarëve të caktuar, posaçërisht më të rrezikuarve, atyre që më së shumti ankohen sepse nuk mnuk mund të ushqehen, e ato janë kategoritë më të varfëra, pensionistët, rastet sociale, familjet me më shumë fëmijë, punëtorët më pak të paguar, ata duhet të marrin ndonjë ndihmë nga shteti. Qeveritë e LSDM-së në kohë krizash ndanë dy miliardë euro, ndihmë e drejtpërdrejtë për qytetarët, për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, ndërkaq pati edhe ndihmë shtesë për nxënësit, studentët, personat me nevoja të posaçme", theksoi Filipçe.

Ai theksoi se Qeveria mund ta ndjekë shembullin kroat ku përveç që u kufizuan çmimet e derivateve dhe gazit, disa kategori të qytetarëve, bujqit, peshkatarët dhe kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve morën ndihmë konkrete.

Në konferencën e sotme për shtyp nga LSDM informuan se deficiti në vend është rritur nga 3,6 për qind e parashikuar në 5,1 për qind. ab/

Фото: принтскрин

Остани поврзан