Filipçe pas takimit me Mickoskin: Do të formojmë grupe pune për axhendën reformuese në gjyqësor, energjetikë dhe shëndetësi
- Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe e vlerësoi si të mirë dhe konstruktiv takimin me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Micskoki, duke potencuar se ky është sinjal pozitiv se ata i dëgjojnë kërkesat e qytetarëve. Mickoski dhe Filipçe kanë rënë dakord që të formohen grupe pune pëlr axhendën refomuese në pjesën e gjyqësorit, energjetikës dhe shëndetësisë.

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe e vlerësoi si të mirë dhe konstruktiv takimin me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Micskoki, duke potencuar se ky është sinjal pozitiv se ata i dëgjojnë kërkesat e qytetarëve. Mickoski dhe Filipçe kanë rënë dakord që të formohen grupe pune pëlr axhendën refomuese në pjesën e gjyqësorit, energjetikës dhe shëndetësisë.
"Kemi pasur një takim me të vërtetë konstruktiv me kryeminstritn. Konsideroj se edhe ai e ka marrë qartë mesazhin dhe kërkesën e qytetarëve për ndonjë formë të punës së përbashkët në fusha që janë të rëndësishme që ta përmirësojnë cilësinë e jetesës. Parimisht jemi dakorduar se do të punojmë në mënyrën që të formojmë trupa të përbashkët ose grupe pune në pjesën, para se gjithash në zbatimin e axhendës reformuese", tha Filipçe.
Sipas tij, ligjet fillestare që duhte të arrijnë në Kuvend janë nga gjyqësori, diçka që i prek të gjithë qytetarët, nga fusha e energjetikës dhe shëndetësisë.
Kryetari i LSDM-së tha se ka vullnet nga dy palët, se fillimisht duhet të përpunohet metodologjia për punës e grupeve të përbashkëta, si dhe se ky është takimi i parë. Takimi i ardhshëm tash për tash nuk është kontraktuar, por duhet të nominohen ekspertë që do të jenë pjesë e grupeve punuese.
"Tani do të nominoj disa ekspertë nga fusha e gjyqësorit dhe energjetikës, të cilët do të përfshuhen në përpunimin e ligjeve që janë pjesë e axhendës reformuese, ndërsa duhet të arrijnë. Ky është takim ndërpartiak, por kuptohet se do të ftohen edhe të gjitha partitë që të përfshihen", tha Filipçe.
Ai pret që pas kësaj të gjitha partitë politike të ulen në tavolinë. "Kjo është për të mirën e vendit", thotë Filipçe, duke shtuar se ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe të rinjtë gjithnjë e më shumë po largohen nga vendi. Prandaj duhet dërguar një mesazh bashkimi për të mirën e vendit.
Në takim është biseduar edhe për integrimet evropiane dhe amendamentet kushtetuese, por fatkeqësisht, thotë Filipçe, kanë qëndrime të ndryshme për këtë.
"I kuptoj qëndrimet e kryeministrit. Duhet të diskutojmë më tej për këtë", tha kryetari i LSDM-së.
Filipçe edhe një herë theksoi se ky nuk ishte takim etnik.
Ai beson se takimi me liderët e tjerë duhet të jetë gjëja e radhës që do të ndodhë pas këtij takimi.
"Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se dikush po i dëgjon kërkesat e tyre", tha Filipçe, duke e vlerësuar këtë takim si sinjal pozitiv, duke thënë se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë në vend.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me rastin e Spitalit modular, ai tha se nuk ndihet përgjegjës dhe se nuk e ka problem që rasti të rihapet. mb/
ФОТО: Принтскрин