• петок, 06 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Filipçe: Me Mickoskin kemi rënë dakord që të punojmë në axhendën reformuese, sërish bëj thirrje për takim liderësh

Filipçe: Me Mickoskin kemi rënë dakord që të punojmë në axhendën reformuese, sërish bëj thirrje për takim liderësh

Strumic, 4 prill 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot sqaroi se në takimin e djeshëm me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë lidhur me axhendën reformuese për Planin e rritjes, në të cilin griupi i parë i ligjeve janë nga fusha e jurisprudencës, energjetikës, kulturës dhe digjitalizimit. Filipçe edhe një herë bëri thirrje për takim me ëiderët e të gjitha partive parlamentare, duke përfshirë edhe partitë e shqiptarëve. Sërish mohon se bëhet fjalë për takim monoetnikk, duke theksuar se kur bëhet fjalë për interesin e shtetit, partitë nuk duhet të ndahen.

"Takimi kaloi mirë dhe duhet të them në mënyrë konstuktive. Morëm qëndrim të përbashkët, që të gjejmë mënyrë, në të cilën do të punojmë në axhzendën reformuese, si kurrë më parë sipas shembullimit të demokracive të zhvilluara. Suedia ka një shembull të këtillë, Gjermania po, ne edhe më tej do të jemi politikisht të ndryshëm, por kur bëhet fjalë për shtetin duhet të ulemi të gjithë së bashku dhe t'i zgjidhmin problemet. Askush nuk ka mjaftueshëm kapacitet njerëzor dhe potencial që për një kohë të shkurtër të bëjë diçka. Dhe në këtë kuptim duhet të bahskohemi për çështjet më të rëndësishme", tha Filipçe, i cili sot në Strumicë mori pjesë në një ngjarje me rastin e fillimit të fazës së dytë të projektit për lagje sociale.

Sqaroi se bëhet fjalë për axhendë reformuese për Planin e rritjes, të cilin e ka hartuar qeveria e LSDM-së dhe pastaj qeveria aktuale, të cilin e ka nënshkruar në Bruksel.

Duke folur për reagimet partiake nga blloku shqiptar, Filipçe sërish ka iniciuar takimin e liderëve.

"Kam bërë thirrje për takim të kryetarëve të të gjitha partive, njëri nga kryetarët e një partie shqiptare tha se do të ishte humbje kohe dhe tani po na akuzojnë për një lloj takimi monoetnik. Takimi lindi nga tragjedia e Koçanit kur pamë se ka çështje të rëndësishme për zhvillimin e shtetit, për të cilat duhet të bashkëpunojnë të gjitha subjektet politike, pavarësisht nëse kemi prapavijë të ndryshme politike, politika që i kemi zbatuar dhe planifikojmë t'i zbatojmë në të ardhmen", tha Filipçe.

Në takimin e djeshëm, siç tha ai, ka përfaqësuar LSDM-në dhe kryeministrin Hristijan Mickoski VMRO-DPMNE dhe janë takuar si liderë të dy partive më të mëdha në bllokun maqedonas.

"Pasraj krye ministri ishte i pari, i cili pa asnjë vërejtje dhe i vetmi e pranoi këtë takim. Absolutisht konsideroj se në periudhën e ardhshme duhet të vazhdojmë në drejtim të organizimit të takimit të liderëve të të gjitha partive të mëdha politike dhe kjo është edhe një thirrje e imja, duke përfshirë edhe partitë nga blloku politik shqipar, edhe pse nuk shoh asnjë nevojë që ne këtu të ndahemi si parti nga blloku maqedonas dhe ai shqipar, kur bëhet fjalë për interesin e shtetit", tha Filipçe, duke theksusar se LSDM-ja është parti multietnike.  mb/

Foto: MIA

Фото: МИА
 

Тагови

Остани поврзан