• среда, 15 април 2026

FIFA anuloi 2.000 rezervime në hotele për KB 2026 në Filadelfi

FIFA anuloi 2.000 rezervime në hotele për KB 2026 në Filadelfi

Filadelfi, 24 mars 2026 (MIA) - Asociacioni botëror i futbollit (FIFA) anuloi mijëra rezervime në hotele në Filadelfi, fillimisht të rezervuara për Botërorin 2026, pa sqarim, kumtoi "The Independent".

Sipas Shoqatës së hotelierëve të Filadelfisë së Madhe, FIFA anuloi përafërsisht 2.000 rezervime në hotelet e qytetit.

Kreu i Shoqatës së hotelierëve të Filadelfisë, Ed Grouz, deklaroi për "ABC 6" se pjesa më e madhe e anulimeve janë në katër hotele nëq endër të qytetit. Ai, gjithashtu, u tha gazetarëve se FIFA nuk i ka sqaruar shkaqet e anulimit, por ka vepruar në kuadër të kushteve nga marrëvehsja e vet dhe nuk është përballur me dënime.

Grouz tha se anulimet e hoteleve nga ana e FIFA-s po ndodhin edhe në qytete të tjera nikoqire amerikane. Ai theksoi se nuk është e qartë se si do të ndikojnë anulimet ndaj çmimeve, por i këshilloi tifozët të cilët kërkojnë akomodim të mos i anulojnë rezervimet e tyre.

"Edhe pse nuk jemi të lumtur nga kjo, nuk është fundi i botës. Këto dhoma sërish do të jenë të kapshme dhe do t'u shiten tifozëve të cilët duan të vijnë në Filadelfi", tha Grouz.

Ai, gjithashtu, theksoi se dy konventa do të mbahen në Filadelfi përafërsisht në të njejtën kohë me ndeshjet e Kampionatit botëror dhe beson se plotësimi i dhomave buk do të jetë problem.

Ky lajm nga Filadelfia vjen pas raportit nga fillimi i marsit se FIFA ka anuluar 40 për qind të rezervimeve në hotele në Meksiko Siti.

Sipas FIFA-s, pritet turneu këtë vit, që do të mbahet në qytetet e SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, të tërheqë mes 5 dhe 6,5 milionë tifozë. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан