Fidan: Turqia po zhvillon dialog me të gjitha palët për ndërprerje të luftës në Iran dhe kthim në tryezën negociuese
- Turqia po zhvillon dialog me të gjitha palët në mënyrë që të gjendet mënyrë për ndërprerje të luftës në Iran dhe kthim në tryezën negociuese, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Ankara, 3 mars 2026 (MIA) - Turqia po zhvillon dialog me të gjitha palët në mënyrë që të gjendet mënyrë për ndërprerje të luftës në Iran dhe kthim në tryezën negociuese, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
"Turqia për momentin po i ndërmerr nismat e nevojhsme me të gjithë partnerët e vet në mënyrë që të arrihet paqja në rajon", deklaroi Fidan, duke shtuar se ruajtja e stabilitetit në Iran dhe Lindjen e afërt është 'me rëndësi të madhe'".
"Po bisedojmë me evropianët tashmë disa ditë... Nëse dëshironi paqe, ejani të punojmë së bashku. U bëjmë thirrje të ndërmarrin aksion. Vendet e Gjirit tani po përballen me situatë serioze. Biseduam edhe me minitrin e Jashtëm të Omanit. Biseduam edhe me amerikanët", tha Fidan, duke cekur se Ankaraja po tenton t'i kthejë palët e konfliktuara në tryez[ë negociuese.
Fidan tha se Irnai për momentin po tenton të "krijojë shpenzime" për SHBA-në dhe partnerët e tyre me sulmim të vendeve të Gjirit dhe infrastrukturës së tyre energjetike, por shtoi se nuk beson se Teherani mund ta arrijë rezultatin e dëshiruar në këtë mënyrë. ab/
Fotо: МIА arkivi