• петок, 13 март 2026

Fidan: Turqia nuk do të lejoj plane për të nxitur luftë civile në Iran

Fidan: Turqia nuk do të lejoj plane për të nxitur luftë civile në Iran

Ankara, 12 mars 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, sot deklaroi se Turqia nuk do të lejojë asnjë plan që synon të nxisë luftë civile në Iran.

"Ne jemi kundër planeve që synojnë fillimin e një lufte civile në Iran dhe nxitjen e konflikteve përgjatë ndarjeve etnike dhe fetare", tha Fidan në një konferencë për shtyp me homologun e tij gjerman Johan Vadeful, transmetuan mediat britanike.

Ai theksoi se askush nuk duhet të përfshihet në fantazi të tilla.

"Ne nuk do ta lejojmë këtë," tha Fidani. rq/

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан