• вторник, 24 март 2026

Fidan: Sulmet pa dallim të Iranit ndaj vendeve fqinje janë "strategji tepër e gabuar"

Fidan: Sulmet pa dallim të Iranit ndaj vendeve fqinje janë

Ankara, 4 mars 2026 (MIA) – Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, deklaroi mbrëmë se sulmet iraniane ndaj vendeve të Gjirit Persik, si përgjigje e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, janë “strategji tepër e gabuar” e cila e rriti paqëndrueshmërinë në rajon. 

“Bombardimi pa dallime i Iranit në të gjitha këto vende është strategji shumë e gabuar”, deklaroi Fidan për transmetuesin shtetëror turk TRT Haber. 

Ai vlerësoi se Teherani e shfrytëzon strategjinë “nëse mbytem unë, do ta mbys edhe rajonin”. 

Fidani tha se vendet e sulmuara nga Irani ndoshta nuk do të munden të heshtin nëse sulmet vazhdojnë dhe se rreziku nga përshkallëzimi i mëtutjeshëm i konfliktit është shqetësues. 

SHBA-ja dhe Izraeli e sulmuan Iranin më 28 shkurt, pasi bisedimet për programin bërthamor iranian nuk arritën marrëveshje, gjë që e detyroi Iranin të kthejë përgjigje me sulme ajrore ndaj Izraelit dhe vendeve fqinje, duke thënë se ata u bënë caqe për shkak të pranisë së SHBA-së dhe bazave ushtarake. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан