Fitorja plebishitare e VV-së, Fetai: Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin
- Zëvendëskryetari i RMV-së Arben Fetai, e cilësoi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje si fitore plebishitare plotësisht të merituar nga populli siç shkruan ai liridashës i Kosovës.
Shkup, 29 dhjetor 2025 (MIA)- Zëvendëskryetari i RMV-së Arben Fetai, e cilësoi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje si fitore plebishitare plotësisht të merituar nga populli siç shkruan ai liridashës i Kosovës.
Në urimin e tij në Fejsbuk ai thekson se është i bindur se ky mandat i fuqishëm do të shndërrohet në punë të guximshme, vendime të drejta dhe rezultate të prekshme që do të forcojnë shtetin dhe do të përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Si Qeveri e Maqedonisë së Veriut, mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin dhe projektet e përbashkëta për një Ballkan më të zhvilluar, më të begatë dhe më të sigurt”, përfundon Fetai në shkrimin e tij.