Fedorov: Filluan të veprojnë njësitë e kompanive ukrainase për mbrojtje kundërajrore
- Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Mihajllo Fedorov sot deklaroi se filluan të veprojnë njësitë epara për mbrojtje kundërajrore të formuara në kompani. Ai paralajmëroi formim edhe të njësive për mbrojtje kundërajrore në 13 kompani të tjera.
Kiev, 30 mars 2026 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Mihajllo Fedorov sot deklaroi se filluan të veprojnë njësitë epara për mbrojtje kundërajrore të formuara në kompani. Ai paralajmëroi formim edhe të njësive për mbrojtje kundërajrore në 13 kompani të tjera.
Qeveria e Ukrainës vitin e kaluar miratoi që kompanitë energjetike, komunikuese dhe të transportit të blejnë dhe prëdorin pajisje për mbrojtje kundërajrore, për mbrojtje më efikase nga sulmet ajrore ruse.
Njësitë e përbëra nga të punësuar në kompani janë të pajisura m armë, punojnë në koordinim me Forcat ajrore dhe janë të integruara në sistemin më të gjerë për mbrojtje kundërajrore.
"Deri më tani, disa dronë janë rrëzuar në rajonin Harkov, përfshirë modelet Shahed dhe Zalada, kumtoi Fedorov në Telegram.
Ai shtoi se njësitë janë në faza të ndryshme të gatishmërisë, me ç'rast disa tashmë punojnë aktivisht, përderisa të tjerat janë në fazë ende të trajnimit. Por, Fedorov nuk ceki cilatkompani marrin pjesë në program.
"Kjo është zgjidhje në nivel sistematik, që mundëson zgjerim të shpejtë të kapaciteteve kundërajrore pa paraqitur barrë shtesë për njësitë e linjës së parë", theksoi Fedorov.
Rusia prëdorë dronë luftarakë për sulm të objekteve industriale dhe energjetike ukrainase dhe lanson qindra të tillë çdo ditë, prej të cilëve shumica janë hasur nga forcat ukrainase për mbrojtje kundërajrore. Sipas armatës ukrainase, Rusia mbrëmë lansoi 164 dronë drejt Ukrainës, 150 prej të cilëve janë hasur. ab/
Foto: ЕPА