• вторник, 24 март 2026

F-35 izraelit rrëzoi një aeroplan iranian të prodhimit rus mbi Teheran

F-35 izraelit rrëzoi një aeroplan iranian të prodhimit rus mbi Teheran

Tel Aviv, 4 mars 2026 (MIA) – Një aeroplan luftarak F-35I i Forcave Ajrore izraelite rrëzoi pak më parë një aeroplan iranian Jak-130 të prodhimit rus mbi Teheran, kumtoi IDF.

Ky është rrëzimi i parë i një aeroplani me ekuipazh nga një F-35.

Gjithashtu, kjo është hera e parë pas rreth 40 viteve që Forcat Ajrore izraelite përfshihen në një përballje ajër-ajër me aeroplanë me ekuipazh.

Herën e fundit kur aeroplanët e Forcave Ajrore izraelite rrëzuan një aeroplan armik me ekuipazh ishte më 24 nëntor 1985, mbi Liban. Në atë incident, një F-15 i Forcave Ajrore izraelite rrëzoi dy aeroplanë luftarakë sirianë MiG-23. ls/


 
 
 

 

 

Остани поврзан