EVN Maqedoni me shpërblim si pioniere e arsimit dual
- EVN Maqedoni, në një event të organizuar nga Oda Ekonomike "Revolucioni në arsim - Fuqia e arsimit dual në Maqedoni", u njoh si kompania e parë e përfshirë në arsimin dual në vend. Mirënjohja iu dorëzua Udhëheqësit të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Organizimit, z. Fisnik Oseku, nga ana e Presidentit të Odës, z. Branko Azeski.
Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA)- EVN Maqedoni, në një event të organizuar nga Oda Ekonomike "Revolucioni në arsim - Fuqia e arsimit dual në Maqedoni", u njoh si kompania e parë e përfshirë në arsimin dual në vend. Mirënjohja iu dorëzua Udhëheqësit të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Organizimit, z. Fisnik Oseku, nga ana e Presidentit të Odës, z. Branko Azeski.
Në aktivitet mori pjesë edhe Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila theksoi rëndësinë e promovimit të mëtejshëm të arsimit dual dhe përshtatjes së tij me nevojat e tregut të punës, me qëllim krijimin e një fuqie punëtore profesionale dhe konkurruese.
Si pionierë në futjen e arsimit dual në Maqedoni, EVN Maqedoni kontribuon vazhdimisht në zhvillimin e një fuqie punëtore të kualifikuar dhe të përgatitur. Në partneritet me komunitetin e biznesit dhe institucionet, ne do të vazhdojmë të investojmë në arsimin dhe zhvillimin e të rinjve si një bazë strategjike për rritje të qëndrueshme ekonomike.