• сабота, 21 февруари 2026

Erdogani: Turqia po punon në parandalim të tensioneve midis ShBA-së dhe Iranit të mos shndërrohen në konflikt

Erdogani: Turqia po punon në parandalim të tensioneve midis ShBA-së dhe Iranit të mos shndërrohen në konflikt

 Ankara, 5 shkurt 2026 (MIA) - Turqia po punon shumë për të parandaluar që tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të përshkallëzohen në një konflikt të ri në Lindjen e Mesme, tha sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Në një bisedë me gazetarët në aeroplanin që kthehej nga një vizitë në Egjipt, Erdogani tha se bisedimet në nivelin e udhëheqjes amerikane dhe iraniane do të ishin të dobishme pas bisedimeve të nivelit më të ulët mbi programin bërthamor, të cilat  duhet të mbahen nesër në Oman, bëri të ditur Kabineti i tij. 

 Turqia po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për të parandaluar përshkallëzimin, tha Erdogani, i cili për vite kultivon lidhje të ngushta me presidentin amerikan Donald Tramp, ndërsa e zgjeron ndikimin diplomatik të Ankarasë në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë, raportojnë agjencitë botërore.

 Irani dhe ShtBA edhe më tej janë në mosmarrëveshje për shkak të këmbënguljes së Uashingtonit që negociatat të përfshijnë arsenalin raketor të Iranit, ndërsa Teherani thotë se është i gatshëm të bisedojë vetëm për programin e tij bërthamor, duke çuar në kërcënime të ndërsjella për sulme ajrore.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан