Erdogani: Qëllimi ynë kryesor është ta mbajmë Turqinë larg këtij konflikti
- – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se ai dhe funksionarët e lartë i kanë analizuar pasojat e mundshme nga kriza në Lindjen e Mesme, nga ekonomia dhe tregtia deri te siguria e kufijve.
Ankara, 9 mars 2026 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se ai dhe funksionarët e lartë i kanë analizuar pasojat e mundshme nga kriza në Lindjen e Mesme, nga ekonomia dhe tregtia deri te siguria e kufijve.
“Që nga 28 shkurti jemi në gjendje të gatishmërisë së lartë me të gjitha njësitet tona. I mobilizuam të gjitha institucionet shtetërore”, tha Erdogani pas mbledhjes së kabinetit në Ankara.
“Qëllimi ynë kryesor është që ta mbajmë vendin tonë larg këtij zjarri”, shtoi ai.
Deklarata vjen pasi NATO paraprakisht kapi raketë balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë, derisa po rritet shqetësimi se lufta ndërmjet SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit mund të përhapet në gjithë rajonin.
Presidenti turk tha pas mbledhjes së kabinetit se Teherani ishte paralajmëruar pasi një raketë e dytë balistike hyri në hapësirën ajrore turke dhe më pas u kap nga mbrojtja ajrore e NATO-s. Ai shtoi se Ankaraja nuk dëshironte asnjë lëvizje që do të hidhte hije mbi "lidhjet fqinjësore dhe vëllazërore mijëvjeçare" me Iranin, por shtoi se Turqia do të vazhdonte të merrte masa shtesë pasi të hënën shpërndau gjashtë aeroplanë luftarakë F-16 në veri të Qipros. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s