• петок, 20 февруари 2026

Erdogani i ndërroi ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme

Erdogani i ndërroi ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme

 Ankara, 11 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogani sot i ndërroi ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme në një rikonstruktim të papritur të qeverisë.

  Gazeta Zyrtare është publikuar se kryeprokurori i Stambollit Akin Gurlek do të jetë ministri i ri i Drejtësisë dhe do ta zëvndësojë  Jilmaz Tunç, ndërsa Mustafa Çiftçi, guvernator i provincës lindore të Erzurumit, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në vendin e Ali , duke zëvendësuar Ali Jerlikaja.

 Në është cekur arsyeja për ndryshimet, ndërsa në Gazetën Zyrtare shkruan se Tunç dhe Jerlikaja "kërkuan të lirohen nga detyra".

 Ndryshimet po ndodhin në kohën kur Turqia i shqyrton reforma të mundshme kushtetuese dhe "kontaktet" me Partinë militante të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në një përpjekje për t'i dhënë fund një konflikti shum dekadash. Pritet që Parlamenti t'i miratojë reformat për të mbështetur këtë proces.

 Emërimi i Gurlekut konsiderohet i diskutueshëm, komentojnë agjencitë botërore. Ish-prokurori drejtoi gjykime të cilët tërhoqën vëmendje të madhe kundër disa anëtarëve të partisë kryesore të opozitës, Partisë Republikane Popullore (CHP).

 Dhjetëra funksionarë të komunave të udhëhequr nga anëtarë të CHP-së janë arrestuar në hetime për korrupsion. Midis tyre është edhe kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili konsiderohet si rivali kryesor i Erdoganit, i cili u arrestua vitin e kaluar.

Kritikët thonë se proceset gjyqësore janë të motivuara politikisht, ndërsa qeveria insiston se gjyqësori vepron në mënyrë të pavarur. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан