Erdogani bëri thirrje për përfundimin e luftës në Iran para se të përfshihet i gjithë rajoni
- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, sot deklaroi se lufta me Iranin duhet të ndalet përpara se i gjithë rajoni të "ndizet" dhe shtoi se duhet t’i jepet një shans para së gjithash diplomacisë.
Ankara, 11 mars 2026 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, sot deklaroi se lufta me Iranin duhet të ndalet përpara se i gjithë rajoni të "ndizet" dhe shtoi se duhet t’i jepet një shans para së gjithash diplomacisë.
Mbrojtja ajrore e NATO-s ka kapur dy raketa iraniane mbi Turqinë jugore ditët e fundit, ku ndodhen bazat ajrore dhe radarë të NATO-s dhe SHBA-së, të cilat që atëherë janë përforcuar.
"Lufta duhet të ndalet para se të përhapet dhe t'i vërë flakën të gjithë rajonit. Nëse i japim një shans diplomacisë, ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë", tha Erdogan në Parlamentin turk.
"Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit në të cilin ndodhemi, fjalët tona janë shumë të kujdesshme, veprimet tona janë të kujdesshme për të mbrojtur Turqinë nga zjarri që e rrethon", shtoi presidenti, duke theksuar se Ankaraja është në kontakt me të gjitha palët për t'i dhënë fund luftës.
Turqia ofroi të ndërmjetësonte para se të fillonte sulmi Samerikan-izraelit para dymbëdhjetë ditë. Erdogan ka bërë vazhdimisht thirrje për një zgjidhje diplomatike të luftës, duke paralajmëruar se Turqia do t'i përgjigjet çdo kërcënimi ndaj sigurisë së saj kombëtare.
Foto: arkivi i MIA-s