Erdogan: Turqia dëshiron të transportojë më shumë naftë të Kazakistanit drejt tregjeve botërore
- Presidenti i Kazakistanit, Kasam-Zhomart Tokajev dhe kolegu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan sot në Astanë nënshkruan 13 marrëveshje të reja bilaterale për bashkëpunim në fushën e energjetikës, arsimit, ndërtimtarisë dhe kulturës.
Astanë, 14 maj 2026 (MIA) - Presidenti i Kazakistanit, Kasam-Zhomart Tokajev dhe kolegu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan sot në Astanë nënshkruan 13 marrëveshje të reja bilaterale për bashkëpunim në fushën e energjetikës, arsimit, ndërtimtarisë dhe kulturës.
"Kazakistani ka rol të posaçëm për politikën energjetike, të cilën e zhvilloj viteve të fundit. Rëndësia e Korridorit ndërkombëtar transkaspik Lindje - Perëndim, që sot është ekuivalent bashkëkohor i Rrugës së mëndafshit, po rritet çdo ditë, së bashku me Kazakistanin dhe partnerët tanë të tjerë përgjatë korridorit do të transportojmë jo vetëm mallra por do të transportojmëe dhe resurse energjetike", deklaroi Erdogan në konferencën e përbashkët për shtyp me Tokajevin.
Erdogani shtoi se Turqia dëshiron përmes saj të transportohet më shumë naftë e Kazakistanit drejt tregjeve botërore.
Presidenti turk në Astanë u dekorua edhe me urdhrin shtetëror të Kazakistanit "Hoxha Ahmet Jesevi".
Është paraparë nesër Erdogani ta vizitojë qytetin Turkestan, ku do të marrë pjesë në takimin vjetor të Organizatës së shteteve turke. ab/
foto: ЕPА