• сабота, 24 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Elezi: Sonte pritet që Taravari dhe ASH të deklarohen nëse ia mbyllin derën BDI-së

Elezi: Sonte pritet që Taravari dhe ASH të deklarohen nëse ia mbyllin derën BDI-së

Shkup, 11 prill 2025

Sekretari gjeneral i Alternativës, Amir Elezi në Intervistën e Ditës për Alsat-M ka folur për ngjarjet aktuale politike, në mesin e të cilave edhe për atë që pritet të deklarohet Arben Taravari.

“ Meqë zoti Taravari ishte më aktiv nëpër televizione publike me deklarata më duhet të themi që sonte pritet që ai të deklarohet dhe ASH-ja nëse ia kanë mbyllur derën BDI-së. Sepse nuk mundet që të jesh edhe me VLEN-in edhe në të njëjtën kohë të komunikosh me BDI-në. E dimë që ka paralajmëruar se ka pasur një bisedë telefonike me Ali Ahmetin, nuk di, nuk jam i sigurt nëse janë takuar apo jo. Nuk mund që të quhej takim ajo që kishin me presidentin Begaj. Sidomos ideja dhe konfirmimi që duhet të vije sonte është a vazhdojnë të janë pjesë e Koalicionit VLEN dhe a e kanë ndarë mendjen që ia kanë mbyllur derën BDI-së?! “, deklaroi Elezi.

Ideja e listave të veçanta, Elezi: Kjo ide mundëson rikthimin e BDI-së në pushtet

Sekretari gjeneral i Alternativës, Amir Elezi në Intervistën e Ditës për Alsat-M ka folur edhe për idenë e listave të veçanta në zgjedhjet lokale.

Sipas tij, kjo ide i mundëson BDI-së rikthimin në pushtet, gjë që nuk e duan votuesit dhe shqiptarët.

“ Dua që të jam i hapur edhe ndaj votuesve tanë, por edhe ndaj votuesve të përkrahësve të ASH-së. Asnjëherë përbrenda VLEN-it nuk ka qenë problem se me sa komuna do të menaxhoje një parti e caktuar. Mirëpo, ideja është që edhe në zgjedhjet lokale të fitohet BDI-ja sepse këtë e kërkojnë qytetarët dhe votuesit tanë. Shkaku se politikat të cilat bëhen në nivel të ekzekutivit duhet të administrohen dhe të reflektojnë edhe në komunat edhe në pushtetin lokal, sepse vetëm ashtu shqiptarët do të arrijnë ta ndjejnë ndryshimin. Mendojmë që është momenti i duhur kur  duhet që të reflekton edhe ASH-ja edhe zoti Taravari dhe të rikthehet në tryezën e bisedimeve duke pamundësuar çdo lloj komunikimi për t`u marr vesh me BDI-në për zgjedhjet lokale“, deklaroi Elezi.

Elezi: Nëse nuk jemi unik brenda VLEN-it i japim mundësi BDI-së që t`i ikë drejtësisë

Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi në Intervistën e Ditës për Alsat-M ka folur edhe për idenë e ASH-së që si subjekt i veçantë të bashkëpunojë me VLEN-in.

Sipas tij, kjo ide i jep hapësirë dhe mundësi BDI-së që t`i ikë drejtësisë dhe të krijoje shpresa të rrejshme të anëtarësia e saj për t`u rikthyer në pushtet.

“Nuk ka kuptim një bashkëpunim i këtillë, sepse mundësia është që brenda VLEN-it ne vecmë bashkëpunojmë. Dhe  kështu kur paraqitemi si palë tjetër përbrenda subjektit VLEN ajo detyrimisht i minon të gjitha mundësitë e bashkëpunimit të mundshëm. Prandaj të gjitha përpjekjet bëhen, të gjitha mundësitë jepen që të vazhdojmë unik përbrenda VLEN-it dhe mos ta lëmë hapur mundësinë që BDI përmes kësaj forme të destabilitetit të VLEN-it të shoh një mundësi për t`i ikur drejtësisë dhe për t`u munduar që të mbaj të gjallë shpresën tek anëtarësia e vet se një ditë do të rikthehet në pushtet”, deklaroi Elezi.

VLEN

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Остани поврзан