Ej-Bi-Si: SHBA-ja dërgon 2.200 marinsa në anije drejt Lindjes së Mesme
- SHBA-ja dërgon njësi ekspedite prej 2.200 marinsash në tre anije të marinës drejt Lindjes së Mesme në mbështetje të operacioneve ushtarake kundër Iranit, u informua Ej-Bi-Si-Njuz nga dy përfaqësues zyrtarë amerikanë.
Uashington, 13 mars 2026 (MIA) - SHBA-ja dërgon njësi ekspedite prej 2.200 marinsash në tre anije të marinës drejt Lindjes së Mesme në mbështetje të operacioneve ushtarake kundër Iranit, u informua Ej-Bi-Si-Njuz nga dy përfaqësues zyrtarë amerikanë.
Bëhet fjalë për Njësinë e 31-të ekspedicionare të marinsave, e cila është e stacionuar në Japoni dhe vepron në kuadër të Komandës indo-paqësore të ushtrisë amerikane, por tani është urdhëruar të transferohet në rajonin e Lindjes së Mesme.
Përfaqësuesit zyrtarë në deklaratë për Al Xhezirën theksuan se vendosja e kësaj njësie nuk do të thotë domosdoshmërisht se ajo do të përdoret si forcë luftarake tokësore në Iran, por se ofron kapacitete tokësore, amfibe dhe ajrore që mund të jenë në dispozicion të komandantëve ushtarakë nëse nevojitet. Forca ekspedite gjithashtu përfshin një skuadrilje aeroplanësh luftarakë F-35, si dhe një skuadrilje aeroplanësh MV-22 "Osprey".
SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin të shtunën në mëngjes, më 28 shkurt, në sulme që u raportuan si "parandaluese", të cilat erdhën pas dështimit të disa raundeve bisedimesh mbi programin bërthamor të Iranit. Irani pastaj filloi sulme masive hakmarrëse ndaj Izraelit dhe objektivave të lidhura me SHBA-në në tërë rajonin e Lindjes së Mesme. bsh/
Foto: EPA