• среда, 15 април 2026

Egjipti konfirmoi se ekziston një plan amerikan për t’i dhënë fund luftës në Iran

Egjipti konfirmoi se ekziston një plan amerikan për t’i dhënë fund luftës në Iran

Kajro, 25 mars 2026 (MIA) – Egjipti konfirmoi raportimet për një plan amerikan për t’i dhënë fund luftës me Iranin, transmetoi DPA.

"Ekziston një draft-plan nga SHBA-ja që është dërguar te pala iraniane dhe që aktualisht po shqyrtohet, deklaroi sot ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Badr Abdel-Ati.

“Kjo është një vizion dhe plan i prezantuar nga Shtetet e Bashkuara” – tha Abdel-Ati dhe shtoi se nuk mund të flasë për pikat që përmban plani, disa nga të cilat tashmë janë publikuar në media.

“Shpresojmë që së shpejti të ketë biseda të drejtpërdrejta me palët e përfshira” – tha ai.

Egjipti, së bashku me vende si Pakistani dhe Turqia, po punon për ndërmjetësim në situatë. “Nuk do të ndalojmë së bëri përpjekjet maksimale,” tha Abdel-Ati, duke shtuar se do ta bëjnë këtë “ditë-natë”.

Qeveria egjiptiane ka kontakt me palën iraniane vetëm “përmes një kanali,” tha Abdel-Ati, dhe ky është Ministria e Punëve të Jashtme në Teheran.

Sipas raporteve mediatike, qeveria amerikane i ka prezantuar udhëheqjes në Teheran një plan me 15 pika për t’i dhënë fund luftës. Ndërkaq, udhëheqja ushtarake iraniane ka refuzuar raportet për bisedime. ls/

Foto: DPA
 
 

 

 

 

 

Остани поврзан