Edhe një incident tjetër me armë zjarri në një shkollë në Turqi, ku humbën jetën të paktën katër persona
- Katër persona kanë humbur jetën pasi një nxënës i klasës së tetë hapi zjarr në një shkollë në provincën turke Kahramanmarash. Midis të vdekurve janë një mësues dhe tre nxënës, si dhe vetë sulmuesi.
Ankara, 15 prill 2026 (MIA) - Katër persona kanë humbur jetën pasi një nxënës i klasës së tetë hapi zjarr në një shkollë në provincën turke Kahramanmarash. Midis të vdekurve janë një mësues dhe tre nxënës, si dhe vetë sulmuesi.
Sipas guvernatorit të provincës Kahramanmarash, Mukarem Unluer edhe nxënësi sulmues ka humbur jetën, por pa dhënë detaje.
Ai mbërriti në shkollë me pesë armë, ndërsa motivi i sulmit është ende i panjohur.
Sulmuesi ia mori armën babait të tij, i cili është polic në pension.
Incidenti vjen një ditë pas të shtënave në një shkollë të mesme në qytetin juglindor të Shanliurfas, jo shumë larg Kahramanmarashit, ku u plagosën 16 persona, prej të cilëve 10 nxënës.
Foto: Arkivi i MIA-s