Dështim tjetër i klanit të Filipçes, fitorja në Mavrovë-Rostushë shenjë se qytetarët shpërblejnë rezultatet, thotë Mickoski
- Fitorja të cilën kandidati i VMRO-DPMNE-së e arriti në Mvrovë-Rostushë ndaj kundërkandidatit të LSDM-së për liderin e partisë dhe kryeminisstrin Hristian Mickoski është shenjë se qytetarët shpërblejnë rezultate, dhe edhe një konfirmim se klani i liderit të LSDM-së, Venko Filipçe përjeton dështim tjetër. Konsideron se LSDM duhet, siç tha, të spastrojë me të kaluarën e vet korruptuese, të ndalojë së garuari dhe ofenduari, por me ide dhe projekte për qytetarët.
Shkup, 11 janar 2026 (MIA) - Fitorja të cilën kandidati i VMRO-DPMNE-së e arriti në Mvrovë-Rostushë ndaj kundërkandidatit të LSDM-së për liderin e partisë dhe kryeminisstrin Hristian Mickoski është shenjë se qytetarët shpërblejnë rezultate, dhe edhe një konfirmim se klani i liderit të LSDM-së, Venko Filipçe përjeton dështim tjetër. Konsideron se LSDM duhet, siç tha, të spastrojë me të kaluarën e vet korruptuese, të ndalojë së garuari dhe ofenduari, por me ide dhe projekte për qytetarët.
"Kjo paraqet edhe një dësshtim të rëndë të LSDM-së dhe për kryesinë aktuale të asaj partie politike. Pas humbjes historike në zgjedhjet lokale 2025, zgjedhjet e sotme nuk janë vetëm vërtetim se besimi i tradhtuar ka pasoja. Partia e cila në nivel nacional fitoi rreth 140 mijë vota nuk mund të flasë seriozisht në emër të shumicës, as të paraqitet si opozitë e fuqishme dhe kredibile", tha sonte në konferencë për shtyp Mickoski, pasi që informoi se kandidati i tyre Oner Jakuposki fitoi dyfish më shumë vota se kundërkandidati i LSDM-së.
Sipas Mickoskit, problemi i LSDM-së nuk është vetëm tek rezultati zgjedhor, por shumë më i thellë. Kjo, tha, është humbje e politikës e cila me vite ka prodhuar krim, konflikte, tradhti kombëtare dhe destruksione dhe politikë që e ka mbajtur shtetin në vend dhe e ka shpenzuar energjinë e qytetarëve.
Nga ana tjetër, shtoi, është konepti që fiton, koncept i rendit, stabilitetit dhe përgjegjësisë, koncept i projekteve, masave dhe rezultateve, dhe koncept i shtetit që qëndron drejtë dhe punon për qytetarët e vet, dhe jo për interesat e ngushta klanore.
"Klani i Venko Filipçes po përjeton dështim tjetër dhe ky është rezultati kur zhvillohet politikë e kumtesave të shkruara në sshtete të tjera, dhe jo luftë e koncepteve dhe interesave për qytetarët e vet. Në fund, si kryetar i Qeverië, kam obligim të bëj porosi të qartë dhe të sigurt. Maqedonia nuk e ka luksin të humbë kohël në kaos dhe destruksion. I nevojitet skenë serioze dhe me përgjegjësi politike. LSDM duhet të kthjellet, të spastrojë me të kaluarën e vet dhe të ndalojë të jetë turp për anëtarësinë e vet dhe për shtetin.
Ai shtoi se VMRO-DPMNE do ta vazhdojë rrugën e vet - me shumë punë, me gjenerim të stabilitetit dhe me qëllim të qartë: Maqedonia të shkojë përpara, sigurt dhe me dinjitet. ab/
Фото МИА