Dymbëdhjetë persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban
- – Dymbëdhjetë persona janë vrarë, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në jug të Libanit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Bejrut.
Bejrut, 2 maj 2026 (MIA) – Dymbëdhjetë persona janë vrarë, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në jug të Libanit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Bejrut.
Një nga viktimat është fëmijë, njoftoi ministria. Armata izraelite fillimisht nuk i komentoi incidentet.
Ushtria izraelite dje në Telegram njoftoi se Hezbollahu ka gjuajtur “disa dronë shpërthyes” drejt ushtarëve të saj në jug të Libanit. Gjithashtu, njoftoi se ka kapur një raketë drejtuar drejt zonës ku veprojnë ushtarë izraelitë, gjithashtu në jug të Libanit.
Në bazë të raportimeve të mediave katër ushtarë izraelitë janë plagosur lehtë në jug të Libanit dhe veri të Izraelit. Edhe pse teknikisht është në fuqi armëpushimi armiqësitë ndërmjet milicisë Hezbollah, të mbështetur nga Irani, në Liban vazhdojnë çdo ditë.
Konflikti përsëri u përshkallëzua pas fillimit të luftës me Iranin.
Armata libaneze dhe qeveria në Bejrut nuk janë palë aktive në konflikt. Duke pasur parasysh armëpushimin e brishtë, SHBA-ja bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta ndërmjet Izraelit dhe Libanit në nivelin më të lartë.
Presidenti amerikan Donald Tramp e publikoi armëpushimin në mes të prillit pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentin libanez Zhozef Aun. fc/
Foto: Arkivi i DPA-s