Dy viktima në të shtënat në universitetin shtetëror në Karolinën Jugore
- Dy persona janë vrarë, ndërsa një është plagosur në të shtënat në një kompleks banimi në universitetin shtetëror në Karoilinën Jugore, në SHBA.
Uashington, 13 shkurt 2-26 (MIA) - Dy persona janë vrarë, ndërsa një është plagosur në të shtënat në një kompleks banimi në universitetin shtetëror në Karoilinën Jugore, në SHBA.
Përfaqësues zyrtarë në universitet nuk e kanë konfirmuar identitetin e viktimave, theksohet këtë mëngjes në komunikatën e administratës së këtij institucioni.
Shkolla e ka mbyllur kampusin në Orinxhburg mbrëmë rreth orës 21:15, kur ka mbërritur njoftimi për të shtënat. Bllokada ka zgjatur katër orë.
Hulumtuesit kanë dalë në vendngjarje, ndërsa policia ka patrulluar nëpër kampusin dhe rrethinë.
Universiteti e ka anuluar mësimin për sot. mb/