Dy ushtarë dhe tetë civilë kanë humbur jetën në një sulm iranian ndaj EBA-së, ndërsa 169 persona janë plagosur
- Në kumtesën për media theksohet se gjatë sulmit të sotëm sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve rrëzuan 15 raketa balistike dhe 11 dronë të lëshuar nga Irani.
Abu Dabi, 26 mars 2026 (MIA) - Dy ushtarë dhe tetë civilë u vranë, ndërsa 169 persona u plagosën në një sulm iranian me raketa balistike dhe dronë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe sot, publikoi Ministria e Mbrojtjes së Emirateve.
“Ndër të plagosurit ka qytetarë nga EBA, Egjipti, Sudani, Etiopia, Filipinet, Pakistani, Irani, India, Bangladeshi, Sri Lanka, Azerbajxhani, Jemeni, Uganda, Eritrea, Libani, Afganistani, Bahreini, Komoret, Turqia, Iraku, Nepali, Nigeria, Omani, Jordania, Palestina, Gana, Indonezia, Suedia dhe Tunizia", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Iks.
Në kumtesën për media theksohet se gjatë sulmit të sotëm sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve rrëzuan 15 raketa balistike dhe 11 dronë të lëshuar nga Irani.
Ministria e Mbrojtjes e EBA-së, gjithashtu, kumtoi se që nga fillimi i luftës në Gjirin, mbrojtja ajrore ka rrëzuar 372 raketa balistike, 15 raketa të kryqëzuara dhe 1.826 dronë të lëshuara nga Irani. rq/
Foto: arkivi i MIA-s