Dy të vrarë në sulmin amerikan ndaj një anije në Oqeanin Paqesor
- Ushtria amerikane kumtoi se dje ka qëlluar një anije, për të cilën dyshohet se merret me tregti me drogë në Oqeanin Paqesor, njoftoi DPA.
Uashington, 6 shkurt 2026 (MIA) - Ushtria amerikane kumtoi se dje ka qëlluar një anije, për të cilën dyshohet se merret me tregti me drogë në Oqeanin Paqesor, njoftoi DPA.
"Dy narkoterroristë janë vrarë në këtë operacion", kumtoi Komanda jugore e SHBA-së në rrjetin social "X".
"Anijen e kanë shfrytëzuar disa organizata terroriste dhe ka lundruar nëpër rutat e njohura për tregti me drogë", kumtoi komanda.
Informata nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur, shtoi DPA.
Nga fillimi shtatorit, forcat amerikane vazhdimisht sulmojnë anije në Karaibe dhe Oqeanin Paqesor, për të cilat thonë, duke iu referuar informatave zbuluese, se transportojnë drogë.
Sipas numrave zyrtare, më shumë se 100 persona janë vrarë në këto operacione.
Ekspertët për të drejtat e njeriut të KB-së deklaruan se operacionet mund ta shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe të paraqesin ekzekutime jashtëgjyqësore. bsh/
Foto: Printskrin "X"