• петок, 15 мај 2026

Dy persona e kanë humbur jetën në një sulm me dron në vendlindjen e Zelenskit, Krivji Rog

Dy persona e kanë humbur jetën në një sulm me dron në vendlindjen e Zelenskit, Krivji Rog

Kiev, 13 maj 2026 (MIA) - Të paktën dy persona janë vrarë në sulmet ruse ndaj qytetit ukrainas Krivji Rog, njoftoi DPA.

Katër persona tjerë janë lënduar në sulmin e mbrëmshëm, duke përfshirë edhe një vajzë nëntëmuajshe, e cila u dërgua në spital në gjendje kritike, ka shkruar guvernatori i Dnjepropetrovskit, Oleksandar Hanzha në Telegram.

"Janë vrarë një grua 65-vjeçare dhe një burrë 43 vjeçar", shtoi ai.

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në Iks ka shkruar se "një sulm cinik rus me dron ka ndodhur ndaj një ndërtesë të zakonshme banesore në Krivji Rog, pa kurrfarë objektivi ushtarak".

"Pas përfundimit të armëpushimit të pjesërishëm treditor, Rusia po vazhdon me vrasjen e ukrainasve", ka shkruar Zelenski.

Krivji Rog, qytet në pjesën qendrore të Ukrainës, ku ka lindur Zelenski, vazhdimisht është objektiv i sulmeve gjatë luftës më shumë se katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан