Dy ish ministra të mbrojtjes dënohen me vdekje me anulim për shkak të korrupsionit
- Gjykata ushtarake kineze dënoi dy ish ministra të mbrojtjes në vdekje për shkak të korrupsionit me anulim dyvjeçar.
Pekin, 7 maj 2026 (MIA) - Gjykata ushtarake kineze dënoi dy ish ministra të mbrojtjes në vdekje për shkak të korrupsionit me anulim dyvjeçar.
Sipas vendimeve gjyqësore, Vei Fenghe është shpallur fajtor për marrjen e rryshfetit, ndërsa Li Shangfu u dënua për vepra penale dhe për marrje dhe dhënien e rryshfetit.
Prona e tyre personale do të konfiskohet.
Gjykata deklaroi se nuk do të jetë e mundur ulja eventuale më tutje e dënimeve ose liria me kusht, pasi dënimi i tyre, në pajtim me ligjin, do të ndryshohet në burg të përjetshëm në fund të periudhës dyvjeçare të anulimit të ekzekutimit të dënimit me vdekje. bsh/
Foto: MIA Arkiv